Blinken në Itali për forumin G20, të hënën do takojë edhe Papa Françeskun në Vatikan
Diplomatët e 20 ekonomive të mëdha të botës nisin të hënën forumin në kuadër të G20-ës për sfidat që has bota. Takimi mbahet në Itali ku të dielën udhëtoi edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken.
Pas pritjes në Francë dhe Gjermani, Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken, nisi të dielën turin e tij disaditor në Itali.
Blinken udhëtoi nga Parisi në Romë. Këtë pasdite Blinken është takuar me Ministrin e Jashtëm Luigi Di Maio.
Ditën e hënë Antony Blinken do të pritet në një takim privat nga Papa Francesku e ditën e martë do të marrë pjesë ne takimin e ministrave të jashtëm që do të mbahet në qytetin Matera, në rajonin e Bazikikatës.
Një takim është planifikuar me ministrin e Jashtëm të Izraelit, biseda me të cilin biseda do të përqendrohet te marrëveshja atomike me Iranin dhe siguria në Rripin e Gazës.
Të premten dy kryediplomatët e SHBA-së dhe Francës thanë se e ardhmja e paktit bërthamor varet prej Teheranit dhe nga konkluzioni i negociatave në Vjenë.
Ndërkohë, të enjten Blinkeni foli me kryeministrin e Libisë për situatën e paqëndrueshme politike e cila vijon që pas rebelimit të vitit 2011 kundër ish-udhëheqësit Muamar Gadafi.
Me liderët e G20-ës, ndërkaq, është parashikuar të hënën fillimi i samitit mbi kërcënimet nga grupi xhihadist, ISIS.
Samiti organizohet nga SHBA-ja dhe Italia e cila ka edhe presidencën e G20-ës.