Blinken në kufirin ukrainas: Rusinë nuk do e lëmë që të marrë frymë

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken ndodhet në Europë pasi Rusia vijon të sulmojë me bombardime Ukrainën, paçka se bota ka vënë me qindra sanksione kundër veprimeve të presidentit rus, Vladimir Putin.

Ai u takua në kufirin e Ukrainës me Poloninë me homologun ukrainas, Dmytro Kuleba, duke i përcjellë një mesazh të qartë Moskës mbi përpjekjet perëndimore për të mbështetur Ukrainën dhe për të izoluar Rusinë.

“E gjithë bota qëndron në krah të Ukrainës, ashtu siç po qëndroj këtu në Ukrainë me mikun tim, kolegun tim. Shpresoj që populli i Ukrainës të jetë në gjendje ta shohë këtë si një manifestim të qartë se ne kemi miq që na qëndrojnë në krah”.

Ukraina duket se në këto momente, ka nevojë të veçantë për avionë luftarakë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore. Të shtunën, forcat ukrainase rrëzuan tre avionë ruse.

SHKARKO APP