Blinken: Shumë vende duan krijimin e një shteti palestinez

Shumë vende në rajon janë të gatshme të investojnë në rindërtimin e Gazës dhe të mbështesin palestinezët në qeverisjen e tyre, por “me kusht që krijohet një shtet palestinez”. Kështu u shpreh sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken në një konferencë shtypi në Izrael.

“Pikëpamja e shprehur nga këto vende është thelbësore për t’i dhënë fund një herë e mirë një cikli dhune përmes realizimit të të drejtave politike palestineze”, shtoi ai, duke iu referuar fazave të udhëtimit të tij në Lindjen e Mesme. Duke folur me gazetarët në ambasadën e SHBA-së në Jerusalem, sekretari amerikan i shtetit thotë se vendi i tij dhe qeveria e Izraelit besojnë se “një rrugë diplomatike është mënyra më e mirë për të arritur sigurinë”.

Blinken tha se banorët e Izraelit verior duhet të jenë në gjendje të kthehen në shtëpitë e tyre. “Ne mbështesim fuqimisht propozimin që izraelitët duhet të njohin sigurinë”, tha ai, duke shtuar se Hezbollahu duhet të ndalojë sulmet e tij në zonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Blinken, akuza për gjenocid kundër Izraelit është e pabazë. “Ne besojmë se paraqitja e një ankese kundër Izraelit në Tribunalin e Hagës e largon botën nga përpjekjet e rëndësishme. Për më tepër, akuza për gjenocid është e pabazë. Është veçanërisht e hidhur duke pasur parasysh se ata që sulmojnë Izraelin, Hamasi, Hezbollahu, Huthi, si dhe mbështetësi i tyre, Irani, vazhdojnë të bëjnë thirrje hapur për asgjësimin e Izraelit dhe vrasjen masive të hebrenjve”, theksoi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke iu përgjigjur një kërkese të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, Izraeli do të lejojë një delegacion të OKB-së të vizitojë Rripin verior të Gazës në mënyrë që të mund të shohë nga afër gjendjen e infrastrukturës dhe të përcaktojë nevojat në zonë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?