Bllokada e epidemisë dhe frika për trazira sociale, mafia rrit…

Italia ndonëse është bërë plagë e pandemisë së Covid-19, tashmë është në panik nga një frikë tjetër. Mafia dhe trazirat sociale. Me zgjatjen e bllokadës së virusit, po shtohet frika e trazirave sociale në Itali dhe autoritetet paralajmërojnë se mafia po shfrytëzon pandeminë për të rifituar kontrollin ndaj banorëve. Mafia ka nisur të shpërndajë ndihma në ushqime për qytetarët pa para, gjatë gjendjes së emergjencës së koronavirusit.

Nicola Gratteri, hetues antimafia në prokurorinë e Catanzaro në Siçili, tha “U bënë një muaj që dyqanet, kafet e restorantet janë mbyllur. Ka miliona njerëz që punojnë në zonën gri, mes të bardhës e të zezës dhe prej një muaji nuk kanë marrë asnjë të ardhur.

Nga ana tjetër, shkruhet edhe qeveria është duke lëshuar të ashtuquajtura kupona ushqimi por nëse ata nuk ndihmojnë shpejt këto familje në nevojë, ky shërbim do të kryhet nga mafia, duke vendosur kontrollin e tyre në jetën e njerëzve”. Teksa trazirat sociale po nisin të duken në horizont, edhe Ministrja e Brendshme, Luciana Lamorgese, kishte të njëjtin opinion.

SHKARKO APP