Bllokimi i 1.2 ton kanabis në Greqi, “zbërthehet” shqiptari i arrestuar: I dija cigare, sapo e kuptova u …

Disa javë pas bllokimit të 1.2 ton kanabisi në Greqi që vinte nga Shqipëria, një prej të arrestuarve shqiptarë ka dëshmuar para autoriteteve hetimore.

Shqiptari i arrestuar, 26-vjeçari A.V, pranon vetëm akuzën se ka hyrë ilegalisht në Greqi. Ai thotë se mendonte se po kontrabandonte cigare dhe jo drogë, pasi i duheshin për një të afërm që ka probleme shëndetësore.

Ai rrëfen se kur e ka kuptuar është konfliktuar me kapitenin e skafit dhe bashkë me shqiptarin tjetër janë larguar derisa janë arrestuar nga Policia greke.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë hyra në konflikt me kapitenin kur kuptova që po transportonim hashash. Isha mjaft e frikësuar. Unë nuk kisha asnjë lidhje me transportin e drogës,”- tha shqiptari.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Klienti im A. V. me origjinë shqiptare është vetëm 26 vjeç, ai pranon vetëm akuzën e hyrjes ilegale në vend dhe mohon kategorikisht çdo përfshirje në mbajtjen dhe transportimin e drogës. Ai mendoi se varka po kontrabandonte cigare nga Shqipëria dhe sapo e kuptoi se ishte drogë, ai u përplas me kapitenin dhe së bashku me të akuzuarin e tretë ata u larguan menjëherë të frikësuar derisa u arrestuan.’’- tha avokatja e një prej të akuzuarve.

“Ai është i pafajshëm dhe nuk do të pranonte kurrë ndonjë bashkëpunim në një krim kaq të rëndë dhe të pamoralshëm. Ai është një fëmijë i varfër me probleme serioze shëndetësore për një të afërm të ngushtë dhe ai pranoi kontrabandën e cigareve për të paguar kujdesin mjekësor.”- shtoi ajo.

Skafi i shqiptarëve u pikas në Gythio nga një patrullë që më 8 tetor teksa ka manovruar duke u larguar me shpejtësi. Disa ditë më pas ky skaf u gjet gjysmë i mbytur teksa droga e vendosur në 20 çanta udhëtimi dhe tetë pako kapte sasinë e 1.2 ton drogë me vlerë 6 mln euro.

Operacioni përfundoi më 13 tetor me arrestimin e dy shqiptarëve teksa mediat greke shkruanin dhe për dy të huaj të tjerë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?