Bllokojnë të gjitha rrugët, protesta regjistron mbi 250 viktima
Protestat në kryeqytetin e Irakut kanë përshkallëzuar teksa janë bllokuar të gjitha akset kryesore rrugore.
Protestuesit parkuan makinat e tyre në pika kyçe duke bllokuar totalisht qarkullimin, ndërsa nuk ka ende një reagim të efektivëve të policisë.
Më shumë se 250 viktima janë regjistruar që pre fillimit të këtyre protestave.
Qytetarët kërkojnë vende pune, t’i jepet fund korrupsionit dhe shërbime më të mira.
Në Bagdad, protestuesit rrefuzuan një kërkesë nga qeveria për tërhequr në orare të caktuara.
Javën e kaluar, presidenti Barham Saleh tha se kryeministri do të japë dorëheqjen nëse partitë politike bien dakord.
Çfarë po ndodh?
Kryeqyteti i Irakut, Bagdadi është në gjendje të shtetrrethimit, pas 1 muaji të përleshjeve në mes të protestuesve kundër qeverisë dhe forcave të sigurisë.
Kufizimet do të vazhdojnë të zbatohen deri në njoftimin e radhës.
Masa të tilla janë shpallur edhe në tri qytete tjera, pasi janë përshkallëzuar protestat për shkak të papunësisë, shërbimeve të dobëta dhe përshkallëzimit të shkallës së korrupsionit.
Deri më tani, si pasojë e dhunës kanë vdekur mbi 250 persona dhe qindra të tjerë janë plagosur.
Platformat e rrjeteve sociale janë bllokuar në disa zona.
Protestat kombëtare, të cilat duket se nuk kanë udhëheqës, janë më të mëdhatë prej kur kryeministri, Adel Abdul Mahdi, ka fituar këtë pozitë.
Qeveria është zotuar se do të adresojë shqetësimet e protestuesve, ndonëse ka fajësuar “rebeluesit” për këtë situatë.
Vizitorët për dhe nga aeroporti i qytetit, ambulancat, punëtorët qeveritarë në spitale, dhe pelegrinët fetarë janë përjashtuar nga kjo masë. Kombet e Bashkuara u kanë bërë thirrje autoriteteve që të jenë të durueshme.