Bombardimet ndriçojnë qiellin e Gazës mbrëmjen e së enjtes
Qielli i Gazës veriore u ndriçua nga flakët dhe shpërthimet ndërsa bombardimet u intensifikuan të enjten vonë në mbrëmje.
Burimet e CNN raportuan për raketa që bien në Gaza për një hark kohor prej 30 minutash. Vëllimi i flakërimeve ishte më intensiv se sa ishte parë në javët e fundit që nga 7 tetori.
Fokusi i flakërimeve duket të jetë në zonën veriore të Gazës, Beit Hanoun, rreth 2.5 milje nga Sderot.
Beit Hanoun, i cili nuk është aq i populluar sa qyteti i afërt i Gazës, një nga zonat që ka përjetuar tradicionalisht lëvizjet e para ushtarake nga Forcat e Mbrojtjes të Izraelit gjatë operacioneve të kaluara.
Gjithashtu duket se ka një ekran tymi që mbulon tokën që sugjeron lëvizjen e mundshme të trupave në zona.
Mark Regev, këshilltar i lartë i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, tha se ushtria izraelite po vazhdon presionin ndaj Hamasit.
“Ne po godasim makinën e saj ushtarake,” tha Regev. “Qëllimi ynë është të shkatërrojmë makinën ushtarake të Hamasit dhe të çmontojmë kontrollin e tij politik mbi Gazën”.
Zjarri i intensifikuar vjen pasi ushtria izraelite njoftoi se kishte rrethuar qytetin e Gazës.