Bombardimet në Siri, shpërngulen 18.000 njerëz
Teksa bombardimet në Sirisë vazhdojnë të intensifikohen, qindra mijëra banorë janë larguar nga Idlibi, zonë pranë kufirit turk.
Stina e dimrit nuk i ka kufizuar sulmet madje forcat qeveritare të mbështetura nga Rusia kanë rritur bombardimet ne vend.
Sipas Kombeve të Bashkuara të paktën 18.000 njerëz janë shpërngulur brenda 24 orëve.
Këtë të premte sipas autoriteteve, të paktën 7 njerëz u raportuan të vrarë, ndërsa nga sulmet e së enjtes humbën jetën 19 civilë
Në shtator të 2018 Turqia dhe Rusia ranë dakord ta kthenin Idlibin në zonë de-përshkallëzimi. Që nga ajo kohë 1300 civilë u vranë gjatë sulmeve nga forcat qeveritare siriane.
5 ditët e fundit 80 000 Sirianë janë larguar drejt kufirit turk.
Sirianët që jetojnë në këtë zonë thonë se sulmet ishin pa dallim, duke mos përjashtuar as spitale, tregje dhe shtëpi. Në Idlib jetojnë rreth 2.4 milion banorë, më shumë se gjysma e të cilëve janë të zhvendosur dhe jetojnë në kampe afër kufirit turk.