Bombat ndaj maternitetit, Rusia: Ukraina kishte vënë pozicione luftimi
Bombardimi rus i maternitetit në Mariupol po trondit botën. Por zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, akuzoi Ukrainën se aty kishte vendosur pozicione luftimi.
“Në Mariupol, batalionet ukrainase përzunë stafin dhe pacientët nga materniteti dhe vendosën aty pozicionet e luftimit. Kievi po kryen krime kundër shtetasve të tij”, tha Zakharova.
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky, postoi një video të pasojave të bombardimit në spital, duke i kërkuar botës që të mos injorojë më tej atë që po ndodh në vendin e tij.