Bombë autobuzit/ Vdesin 10 persona, mes tyre një fëmijë, plagosen 27 të tjerë

Dhjetë të vdekur dhe 27 të plagosur është bilanci i shpërthimit të një bombe, që ishte vënë në autobusin ku po transportoheshin disa shërbime të sigurisë, në qytetin Jalalabad, në Afganistanin lindor. Mes 10 të vdekurve njëri është fëmijë.

“Bomba ishte montuar në një motor. Fatkeqësisht dhjetë civilë, njëri prej tyre një fëmijë, u vranë dhe 27 u plagosën”, tha Ataullah Kojiani, një zëdhënës i i policisë së Nangarhar, për Agjencinë Franceze.

Disa kohë më vonë, kjo informatë u konfirmua nga Ministria e Brendshme, e cila citonte: “Disa nga të plagosurit janë në gjendje kritike.”

Ende nuk dihen autorët e sulmit, megjithëse xhihadistët e Shtetit Islamik kanë kryer një seri sulmësh me bomba në shërbimet qeveritare, shkolla dhe organizata humanitare vitet e fundit në Jalalabad.

Sulmi erdhi në 18 vjetorin e ndërhyrjes ushtarake amerikane në Afganistan, e cila rrëzoi talebanët disa javë më vonë. Që atëherë konflikti është ndaluar. Talebanët dhe SHBA. madje kanë negociuar për tërheqjen e trupave amerikane nga vendi dhe përfundimin e luftës 18-vjeçare, të cilat u ndërprenë nga Donald Trump.

Armiku i parë i Talibanëve mbetet Ushtria Kombëtare Afgane dhe forcat e policisë. Qyteti i Jalalabad, afër kufirit me Pakistanin, ku prania e talebanëve është e madhe, është shpesh objektivi i sulmeve.

SHKARKO APP