Bombë hidrogjeni në Paqësor. Kim: Trump i çmendur, do ta paguash i dashur!
Koreja e Veriut mund të kryejë një test me një bombë hidrogjeni në Paqësor. Këtë la të nënkuptohej Ministri i Jashtëm i Penianit, Ri Yong-ho, teksa komentoi deklaratat e udhëheqësit Kim Jong-un, që sipas tij po konsideronte “veprime të nivelit të lartë” në përgjigje të Presidentit të SHBA Donald Trump dhe të kërcënimit të tij për “shkatërrimit total” të vendit.
“Ky mund të jetë shpërthimi më i fuqishëm i bombës me hidrogjen në Paqësor”, tha Ri në Nju Jork, i cili po ndjek punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB, duke shtuar, “nuk do ta ketë idenë se çfarë veprimesh mund të merren pas urdhrit që do të jepet nga udhëheqësi Kim Jong-un.”
Që nga viti 2006, Peniani ka kryer në total gjashtë teste bërthamore. Më e fuqishmja ishte ajoe lëshuar së fundmi, me 3 shtator të këtij viti, që është marrë si detonim i një atomi hidrogjeni.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, duke replikuar në distancë me Presidentin amerikan, e quajti Donald Trump “të çmendur”, duke e paralajmëruar: “Do të paguash “i dashur” për kërcënimet e tua kundër Penianit”.
Kim gjithashtu e akuzoi Trump se nuk ishte i përshtatshëm për të mbuluar rolin e “komandantit të përgjithshëm të një vendi” dhe e përshkroi presidentin e SHBA si “mashtrues dhe bandit, të etur për të luajtur me zjarrin”.
Deklaratat e Kim erdhën si kundëpërgjigje ndaj fjalimit të ashpër të Trump për Korenë e Veriut në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Fjalimi i Presidentit amerikan e bindi Kim Jong-un, njofton Agjencia Kombëtare e Koresë së Veriut, “se rruga që kam ndërmarrë është e saktë dhe unë do ta ndjek atë deri në fund”.
Diktatori aziatik shtoi se ai “po mendonte intensivisht për përgjigjen që i duhej dhënë”.
KOHA JONË SONDAZH

