Bora zbardh Sulltanahmetin, perlën e Stambollit (VIDEO)

Bora ka zbardhur Sulltanahmetin, lagjen atraktive të Stambollit dhe njërën nga pjesët më të vjetra të qytetit në Bosfor, raporton Anadolu Agency.

Pamjet nga ajri janë përrallore në të cilat shihet se si Sulltanahmeti në brigjet e detit zbulon të gjithë madhështinë e tij dhe pasurinë e lashtë historike. Bora ka mbuluar kuben e Aja Sofisë së ndërtuar në shekullin e 6-të, dikur një kishë bizantine, më vonë xhami dhe tani muze në të cilin vijnë turistë nga e mbarë bota.

Disa dhjetëra metra më larg, nga bora është zbardhur edhe kubja e xhamisë madhështore Sulltanahmet me gjashtë minaret e saj, e famshme për nga madhësia dhe bukuria e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe fotografitë e shkrepura nga droni shfaqin dinamikën e qytetit në Bosfor në të cilin nga çasti në çast arrijnë anije, ndërkohë që shitësit në rrugë ofrojnë ëmbëlsirat dhe pije.

Swiss Digital Mobile Reklama

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=KHod5jP7COg&feature=youtu.be” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?