Boris Johnson: Britania e Madhe nuk do t’i kthehet më kurrë BE-së
Britania e Madhe nuk do t’i kthehet më kurrë Bashkimit Europian. Të pakëtn kështu ka deklaruar ish-kryeministri, i cili ishte figurë kyçe në fushatën e Brexit, Boris Johnson.
Ai përgëzoi marrëveshjen e re të Britanisë së Madhe për të marrë pjesë në programin shkencor të bllokut Horizon. Johnson hodhi poshtë pretendimet e kritikëve të Brexit se është “fillimi i fundit” për Brexit dhe Britania “do të kthehet duke u lutur në gjunjë.”
Në rubrikën e tij në Daily Mail , Johnson shprehet: “Epo, unë jam këtu për t’ju thënë… se kjo nuk do të ndodhë.” Ai paralajmëroi se të bëhesh përsëri një anëtar i bllokut 27 anëtarësh do të nënkuptonte heqjen e paundit për euron.