Boris Johnson dëshiron që rastet Covid të rriten

Një prej shkencëtarëve që është pjesë e komitetit “Sage”, që këshillon qeverinë britanike lidhur me çështjet e pandemisë, ka akuzuar “Downing Street” se po përpiqet të favorizojë shtimin e rasteve për të arritur imunitetin e tufës sa më parë të jetë e mundur, bën me dije “Guardian”.

“Ajo që po mbështesim është një vendim i qeverisë që synon të infektojë sa më shumë persona dhe sa më shpejt të jetë e mundur, por duke përdorur retorikën e kujdesit në mënyrë që faji të bjerë mbi popullatën”, ka akuzuar profesor Robert West, psikolog i shëndetit në “University College” të Londrës dhe pjesë e grupi të ekspertëve. Boris Johnson që nga e hëna e kaluar ka vendosur heqjen e masave kundër Covid, edhe pse rastet vijojnë të rriten.

“Duket se për qeverinë kapitali politik që do të fitojë nga një qasje e tillë vlen më shumë se sa dëmi që po i bëhet shëndetit dhe shërbimeve shëndetësore”, ka insistuar West.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?