Boris Johnson falenderon mjekët dhe infermierët: Unë ua kam borxh jetën time

Boris Johnson ka vlerësuar kujdesin shembullor që ka marrë nga mjekët dhe infermierët gjatë trajtimit të tij nga koronavirusi, duke thënë: “Unë ua kam borxh jetën time”. Duke përmendur punën e mjekëve në Spitalin St Thomas në Londër, kryeministri u ka thënë miqve: “Unë nuk mund t’i falënderoj sa duhet ata.”

Të Shtunën, Downing Street tha se Kryeministri po bënte përparime në shërimin e tij pasi doli nga kujdesi intensive. Ai po kalonte kohën duke luajtur lojra dhe duke parë filma nga shtrati i tij i spitalit.

Frika u rrit për shëndetin e Johnson kur u transferua në kujdes intensiv të Hënën pasi gjendja e tij u përkeqësua. 55-vjeçari kaloi tre netë atje para se Downing Street konfirmoi se ishte në “fazën e hershme të shërimit të tij”.

E fejuara e Z. Johnson, Carrie Symonds, e cila është shtatzënë me fëmijën e parë së bashku, i dërgoi atij letra dhe ekon e fëmijës për t’i ngritur humorin gjatë kohës kur ishte në kujdesin intensiv. Çifti nuk e kanë parë njëri-tjetrin që kur është ai është shtruar në spital.

SHKARKO APP