Boris Johnson: Ja çfarë do të ndodhë nëse Rusia sulmon termocentralet

Rusia mund të sulmonte termocentralet e Britanisë dhe të ndërpriste furnizimin me energji në Mbretërinë e Bashkuar, paralajmëron Sekretari i Jashtëm i Britanisë, Boris Johnson.

Johnson pranoi se furnizimi me energji në Mbretërinë e Bashkuar ishte në rrezik të sulmeve të sofistikuara kibernetike, pasi lufta e fjalëve me Moskën është përshkallëzuar.

Shefat e agjensive të sigurimit në Britani kanë paralajmëruar kompanitë energjetike për mundësinë e sulmeve kibernetike ruse, shkruan Sunday Times.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sulmet kibernetike janë një zhvillim relativisht i ri”, tha Boris Johnson për BBC, duke theksuar se Britania e Madhe kishte përgatitje fantastike kundër kërcënimeve të tilla.

Swiss Digital Mobile Reklama

Muajin e kaluar sekretari i mbrojtjes i Britanisë Gavin Ëilliamson paralajmëroi se Rusia mund të vriste mijëra britanikë në një sulm të tillë kibernetike në furnizimet e energjisë të Britanisë.

E githë kjo erdhi vetëm disa orë pasi Britania thirri një ekspertë të armëve kimike për të testuar mostrat e agjentit nervor të përdorur në helmimin e spiunit ruse Sergei Skripal në Salisbury, Wiltshire.

Një drejtues ushtarak britanik paralajmëroi se ekzistonte një “rrezik real” i luftës midis Britanisë dhe Rusisë mbi helmimet me spiunë.

Kryetari i Partisë Konservatore Brandon Leëis tha se britanikët duhet të jenë vigjilent ndaj krimit kibernetikë”.

I pyetur nëse agjencitë qeveritare kishin këshilluar kompanitë e energjisë për të rritur mbrojtjen e tyre, ai tha se Qeveria gjithmonë është në gatishmëri për këtë.

Ai shtoi se ishte qëllimi për të siguruar “kompanitë dhe infrastruktura e veçantë janë të përditësuara me këshillat e tyre”.

Qeveria e Rusisë ka vazhduar të mohojë çdo përfshirje në helmimin e ish agjentit rus Skripal dhe vajzës së tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?