Boris Johnson kërkon zgjedhje në 12 dhjetor
Kryeministri britanik Boris Johnson thotë se ai do t’u japë deputetëve më shumë kohë për të debatuar mbi marrëveshjen e Brexit, por vetëm nëse ata pranojnë zgjedhjet e përgjithshme të 12 dhjetorit.
Johnson tha se ai priste që BE ta zgjaste afatin e përcaktuar për Brexit-in në 31 tetor, edhe pse nuk e dëshironte një gjë të tillë.
Johnson u kërkoi rivalëve Laburistë që të mbështesnin një votim mbi datën e zgjedhjeve që planifikohet të mbahet javën e ardhshme.