Boris Johnson konfirmon fundin e karantinës në Britaninë e Madhe, ja kur pritet të ndodhë

Kryeministri britanik Boris Johnson po përgatitet të konfirmojë që bllokimi për të frenuar përhapjen e koronavirusit në të gjithë Anglinë do të përfundojë më 2 dhjetor, njoftoi zyra e tij e shtypit.

Karantina do të pasohet nga një kthim në një seri kufizimesh rajonale me tre nivele si pjesë e “Planit Dimëror COVID” të qeverisë.

Njoftimi zyrtar duhet të bëhet të hënën. Një zëdhënës i Downing Street tha se kufizimet aktuale “kanë ndihmuar në rikthimin e virusit nën kontroll” dhe “lehtësimin e presionit mbi NHS (Shërbimi Kombëtar i Shëndetit)”. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Sidoqoftë, qeveria ka paralajmëruar gjithashtu se pa kufizime rajonale virusi do të prekte shumë qytetarë, përpara se planet për shpërndarjen e vaksinave dhe testimin masiv të kenë kohë për të hyrë në fuqi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?