Boris Johnson: Mbretëria e Bashkuar dëshiron marrëdhënie më të mira me Rusinë
Boris Johnson ka thënë se marrëdhëniet e Mbretërisë së Bashkuar me Rusinë “nuk janë në pozitë të mirë”, por ai dëshiron që ata të përmirësohen, pas bisedimeve në Moskë.
Ministri i jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov akuzoi Britaninë e Madhe se ka bërë deklarata “fyese” përpara takimit.
Por ai tha se i besonte z. Johnson dhe ata kishin rënë dakord mbi nevojën për të punuar së bashku në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Z. Johnson është sekretari i parë i Britanisë së Madhe që viziton Rusinë në pesë vjet.
Z. Lavrov tha se nuk ishte sekret që marrëdhëniet e Britanisë me Rusinë ishin jo të mira dhe preferonte të fliste privatisht me Johnson.
Z. Johnson pranoi “vështirësitë” në marrëdhëniet me Rusinë, duke shtuar: “Është një gjë e trishtueshme, por nuk duhet të përjashtojmë bashkëpunimin”.
Ai tha se ata kishin identifikuar baza të përbashkëta për çështje të tilla si Koreja e Veriut, Siria dhe tregtia. Por ai tha se mbetën akoma mendime të ndryshme lidhur me Ukrainën dhe aktivitetet e Rusisë në hapësirën kibernetike.
Udhëtimi i Johnson në Rusi ndjek akuzën e Kryeministres Theresa May muajin e kaluar kur tha se Rusia po përpiqej të “minonte shoqëritë e lira”.
Përpara takimit në Moskë, qeveria e Britanisë së Madhe tha se Johnson do të paralajmëronte Rusinë për të ndaluar sulmet kibernetike që kërcënojnë sigurinë kombëtare të Britanisë.
KOHA JONË SONDAZH

