Boris Johnson: Mund të heqim rregullin e distancës sociale

Mbretëria e Bashkuar është në drejtimin e duhur për të hequr rregullin e distancimit shoqëror, tha sot Kryeministri Boris Johnson.

Administrata Johnson ka përcaktuar një udhërrëfyes për t’i dhënë fund bllokimeve në faza, pasi vaksinimet ndihmojnë në frenimin e infeksioneve. 21 qershori është caktuar si data në të cilën mund të hiqen rregullat e distancimit shoqëror.

I pyetur për mundësinë, gjatë një vizite në veri të Anglisë, Johnson u përgjigj:  “Unë mendoj se shanset janë të mira, që ne të mund të heqim distancën më shumë se një metër”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky rregull do të që njerëzit duhet të qëndrojnë larg njëri-tjetrit dhe të marrin masa të tjera kufizuese për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Faza tjetër e planeve të qeverisë për heqjen e kufizimeve është 17 maj, kur kufizimet për udhëtimet jashtë vendit pritet të lehtësohen, por jo të hiqen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?