Boris Johnson nuk do të marrë pjesë në varrimin e Princit Philip, ja arsyeja

Kryeministri britanik Boris Johnson nuk do të marrë pjesë në varrimin e Princit Philip.

Sipas mediave të huaja, Johnson ka refuzuar që të shkojë në varrim pasi është informuar se do jenë të pranishëm vetëm 30 persona.

Një zëdhënës i Downing Street, ka njoftuar se Jonson ka zgjedhur që të mos shkojë, në mënyrë që në vend të tij të jetë një anëtar i familjes

Swiss Digital Desktop Reklama

Zëdhënësi shpjegoi: “Kryeministri gjatë gjithë kohës ka dashur të veprojë në përputhje me atë që është më e mira për familjen mbretërore dhe kështu që të lejojë sa më shumë anëtarë të familjes nuk do të marrin pjesë në varrim të shtunën.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Varrimi i Dukës së Edinburgut do të bëhet të shtunën e ardhshme në St George’s Chapel në Windsor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?