Boris Johnson po i përgjigjet trajtimit ndaj koronavirusit
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson po i përgjigjet trajtimit të koronavirusit dhe mbetet në një gjendje të qëndrueshme në spital.
Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i tij zyrtar, i cili tha se “Kryeministri po merr trajtim me oksigjenin dhe po merr frymë pa mbështetje”
Johnson ka kaluar tre netë në Spitalin e Shën Thomasit në Londrën qendrore – dy prej të cilave kanë qenë në një kujdes intensiv.
Johnson zbuloi se po vuante nga koronavirusi në 27 Mars, ashtu si edhe sekretari i shëndetësisë Matt Hancock, i cili tashmë është shëruar.
Kufizimet e koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar do të rishikohen të hënën, por nuk do të qetësohen derisa të jetë i qartë kulmi i infeksioneve të ketë kaluar, tha ministri i ri i shëndetësisë Edëard Argar të mërkurën. Ai u ka kërkuar njerëzve që të qëndrojnë në shtëpi gjatë fundjavës së Pashkëve.