Boris Johnson publikon shifrat: Janë vaksinuar më shumë se 1.3 milion britanikë

Kryeministri britanik Boris Johnson ka njoftuar sot se rreth 1.3 milion njerëz janë vaksinuar tashmë kundër Covid-19.

Kryeministri ka raportuar ditën e sotme raportet e 24 orëve të fundit për luftën kundër koronavirusit. Ai u përpoq të siguronte të gjithë qytetarët britanikë se plani për vaksinimin po funksiononte mirë, ndërkohë që kërkoi të qëndronin në shtëpi.

Johnson tha se strategjia e qeverisë britanike për të dhënë sa më shumë doza të vaksinës po ecte mirë, teksa Pfizer dhe AstraZeneca po i përgjigjen të gjitha kërkesave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetëm në një javë rastet e reja me Covid-19 në Britaninë e Madhe janë rritur me 70%, me 60.916 raste vetëm sot.

Swiss Digital Mobile Reklama

Johnson ka thënë se do të vaksinohen më shumë se 13 milionë britanikë deri në mes të shkurtit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?