Boris Johnson shtrëngon masat kundër COVID, çdo gjë mbyllet nga e mërkura deri më 1 dhjetor

Britania është gati të kthehet në një formë të bllokimit kombëtar për t’u përpjekur të frenojë valën e dytë të koronavirusit.

Boris Johnson pritet të njoftojë një bllokim kombëtar javën e ardhshme pasi këshilltarët e tij shkencorë i thanë se ishte mënyra e vetme për të shpëtuar Krishtlindjet konfirmojnë Times dhe The Guardian.

Shkencëtarët nga komiteti Sage dje paraqitën raportin me shifra të zymta që tregojnë se Covid po përhapet ‘dukshëm’ më shpejt sesa edhe parashikimi i tyre që ishte ‘skenari më i keq’.

Detajet priten të zbulohen ditën e hënë por sipas mediave britanike të mërkurëm më 4 nënëntor pritet që pub-et dhe restorantet të mbyllen për javë të tëra – duke shkaktuar dëme të mëtejshme në këtë industri.

Boris Johnson pritet ta bëjë njoftimin të hënën, me kufizimet që fillojnë të mërkurën. Mendohet se ato mund të zgjasin deri më 1 dhjetor. Shkollat pritet të qëndrojnë të hapura, por një burim pohoi për The Times se dyqanet jo thelbësore do të mbyllen. Deti tani Britania e Madhe ka shënuar 992,874 të infektuar, nga të cilët janë ndërruar jetë, 46,319

SHKARKO APP