Boris Johnson synon të jetë kreu i ri i NATO-s: Jam kandidat i shkëlqyer
Kush do të jetë kreu i ri i NATO-s? Mandati i kreut të sotëm Jens Stoltenberg ka përfunduar, dhe është shtyrë vetëm për hir të situatës në Ukrainë.
Ish-kryeministri i Britanisë, Boris Johnson shpreh qëllimin për të qenë ai. Gjatë një interviste me mediat ukrainase, Johnson ka deklaruar se “është një ide e mirë, ky plan ekziston. Mendoj se kësaj radhe do të jem me fat”, ka deklaruar Johnson.
Pengesë mund të ishte rregulli që përcakton se kreu i NATO-s duhet të jetë nënshtetas i BE-së, diçka që pas BREXIT Britania e Madhe nuk është më. Por për Johnson ky mund të jetë çështje që tejkalohet.
“Mendoj se jam një kandidat i shkëlqyer. Duhet thënë se tashme kemi një NATO më të fortë se kurrë, e gjallë”, ka theksuar ish-lideri konservator, duke konkretizuar zërat që kishin qarkulluar javët e kaluara.