Borrell del nga vetëizolimi: Testi më nxori negativ

Komisioneri për Punë të Jashtme i Bashkimit Europian, Josep Borrell, ka dalë nga vetizolimi pas shtatë ditësh.

Këtë e ka bërë të ditur Borrell përmes një postimi në Twitter, ku ka thënë se pas testit që ka marrë dje, ai ka rezultuar negativ për Covid-19.

“Kanë kaluar shtatë ditë të plota që prej kur kisha kontakt me një rast pozitiv dhe rezultati i testit që kam marrë dje ka dalë negativ. Në përputhje me rregullat unë do t’i japë fund vetizolimit si masë parandaluese”, shkroi Borrell.

Borrell ishte mbyllur pas një kontakti që kishte pasur me një person që kishte rezultuar pozitiv me Covid-19.

SHKARKO APP