Bosët e mafias/ 12 mijë të dënuar do lirohen nga burgjet?
Italia është e rrënuar nga pandemia e Covid-19, me mbi 25 mijë viktima dhe mbi 187 mijë të prekur. Shteti i Modës është në ditët më të zhymta. Nga kjo situatë ka edhe përfitues, pasi dhjetëra bosë të mafias mund të lirohen nga burgjet në Itali për shkak të rrezikut nga infektimi me Covid 19, pasi gjykatësit italianë kanë liruar tashmë të paktën tre bosë të mafies të moshuar, duke i vënë ata në arrest shtëpie.
“L’espresso”, raporton se një gjykatës në Milano ka urdhëruar lirimin e një prej bosëve më me ndikim të Cosa Nostra, Francesko Bonura, 78 vjeç, që po kryente dënimin me 23 vite burg. Javët e fundit, gjykatësit po ashtu raportuan lirimin nga burgu të vincenzino Innazzo, 65 vjec dhe Rocco Santo Filippone, 72 vjec, të dy, bosë të supozuar të Ndraghetës.
Është situatë shumë alarmante, pasi në Itali ka afro 12 mijë anëtarë të organizatave kriminale që janë në burg. Aktualisht janë 74 bosë të mafias mbi moshën 70 vjeç, me kushte serioze shëndetësore, për të cilët, autoritetet mund të pezullojnë dënimin.