FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bosi i Cosa Nostra-s, gjykata hedh poshtë raportin mjekësor: Toto Rinna, i aftë për t’u gjykuar

Toto Riina i ka të gjitha aftësitë për të kuptuar si dhe të qëndrojë i paditur. Kështu vendosën gjyqtarët e Milanos duke hedhur poshtë kërkesën e mbrojtjes për pezullim të gjykimit. Gjithashtu u mohua edhe kërkesa e një eksperti për të vlerësuar procedurat ligjore. Gjykata konstatoi se në raportin mjekësor të mjekëve të Parmas shkruhet se Riina është në gjendje të mirë shëndetësore.

Megjithatë, mjekët thonë se sëmundja që ka bosi i Cosa Nostra-s, ka rrezik të shkaktimit të një vdekjeje të papritur. Kështu shkruhet në raportin e nxjerrë nga spitali i Parmës, të paraqitur në gjykatën e Milanos në të cilën, kapo i mafies akuzohet se ka kërcënuar në mënyrë të vazhdueshme drejtorin e burgut në Opera Giacinto Siciliano. Vendimi u mor nga gjyqtarët e Dhomës Penale edhe mbi bazën e këtij raporti.

Ndryshe nga kërkesa e avokatëve të cilët thonë se Riina është në një gjendje delikate, edhe për shkak të moshës, raporti mjekësor tregon të kundërtën duke shkruar se pacienti i ka të gjitha kapacitetet të kuptojë e bashkëpunojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pikërisht këtë pjesë të raportin vlerësuan gjyqtarët për të hedhur poshtë kërkesën e Toto Riina-s dhe avokatit të tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po ashtu, mbrojtësit e krahut të Riina-s thonë se ai i firmos deklaratat pa i kuptuar se çfarë janë. Kështu, sipas tyre, gjykatësit e Milanos duhet të merrnin parasysh edhe kushtet fizike të kapos së Cosa Nostra-s. Gjyqi do të vazhdojë më 17 tetor në prani të drejtorit të burgut të Opera Giacinto Siciliano.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?