Bosnja rrezikon të ndahet dhe mund të rikthehet konflikti

Një tjetër situatë aspak e mirë mund të ndodh në Ballkan. Përfaqësuesi i komunitetit ndërkombëtar në Bosnje-Hercegovina, Christian Schmidt, paralajmëroi se vendi është në rrezik të menjëhershëm për t’u shpërbërë dhe tha se ekzistojnë gjasa “shumë reale” për rikthimin e tij në konflikt.

Në një raport për Kombet e Bashkuara, Schmidt pohon se nëse “separatistët serbë vënë në zbatim kërcënimet për rikrijimin e ushtrisë së tyre, duke i ndarë forcat e armatosura kombëtare në dysh”, atëherë në Bosnjë do të duhet të dërgohen më shumë paqeruajtës ndërkombëtarë, për të penguar rrëshqitjen e vendit drejt një lufte të re.

Mungesa e përgjigjes ndaj situatës aktuale do të rrezikojë Marrëveshjen e Dejtonit, ndërsa paqëndrueshmëria në Bosnjë do të kishte implikime më të gjera rajonale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?