“Bota e shokuar, fotot tregojnë që Hitleri nuk u vetëvra në 1945 por vdiq më 1971 në Paraguai”
Sipas versionit zyrtar, Adolf Hitleri qëlloi veten me pistoletë, ndërsa Eva Braun zgjodhi një dozë vdekjeprurëse cianidi dhe në përputhje me urdhërat e dhëna nga vetë Fyhreri, trupat e tyre u dogjën.
Por shkrimtari Adel Basti thotë se Hitleri ka vdekur më 3 Shkurt të vitin 1971 në Paraguai. Basti pretendon se një tjetër njeri është lënë në bunkerin e Berlinit, ku u gjet kufoma e pretenduar e Hitlerit.
Hitleri u arratis dhe iku në Amerikën e Jugut, ku ai jetoi 26 vite bashkë me shokët e tij nazistë, ka pohuar një autor në librin e tij më të ri. Personi që u mendua të ishte Hitleri, thuhet se ishte si një njeri i moshuar nga Paraguaj, i cili kaloi disa vite në mërgim dhe më pas u përdor si karrem për vdekjen e Adolf Hitlerit, është shprehur historiani Abel Basti.
Ai tha se: “Nuk ishte një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara që Hitleri të shkonte larg dhe që të mos binte në duart e Bashkimit Sovjetik. Kjo vlen edhe për shumë shkencëtarë, ushtarë dhe spiunë të cilët më vonë morën pjesë në luftën kundër regjimit sovjetik. Familjet e pasur të cilat kishin ardhur në ndihmë gjatë viteve kanë qenë përgjegjës për organizimin e funeralit të tij. Hitleri ishte varrosur në një bunker nëntokësor, e cila tani është një hotel elegant në qytetin e Asuncion”, u shpreh ai.
Duke përdorur dokumente të deklasifikuara të FBI-së, historiani gjeti një raport të datës 4 shtator 1944 në të cilin thuhet se: “Argjentina heshti pavarësisht nga të gjitha akuzat se u bë një destinacion për Hitlerin, të cilën ai arriti të fluturonte 7,375 milje nga Berlini në aeroplan, e ndërtuar posaçërisht për këtë qëllim, ose si një pasagjer në një nëndetëse”.
Ai gjithashtu pohon se Eva Braun, gruaja e Hitlerit që për të cilën u tha se kryeu vetëvrasje duke helmuar veten, ajo iku bashkë me të në Amerikën e Jugut. Basti tha se ajo jetoi në qytetin e Bariloche para se të vendosej në Buenos Aires. Teoricienët e konspiracionit kanë argumentuar prej kohësh që Hitleri u arratis nga Gjermania dhe u strehua në Amerikën e Jugut. Dokumentet e FBI-së janë përdorur edhe nga ekipi i ish-hetuesve të CIA-s, në një dokumentar i cili pretendonte të kishte prova se Hitleri nuk u var në bunkerin e tij nëntokësor.
Sipas Bastit, pakti përfshinte që veç Hitlerit luftës dhe ndëshkimeve t’u shpëtonin paq edhe shumë shkencëtarë dhe inxhinierë gjermanë që kishin kontribuar në realizimin e luftës më të përgjakshme të historisë së njerëzimit.
“Hitleri u largua nga bunkeri i tij në Berlin drejt aeroportit Tempelhof përmes një tuneli. Në aeroport mori një avion që e çoi drejt Spanjës, nga ku me një nëndetëse u nis drejt Argjentinës”, thotë Basti. Historiani pretendon se Hitleri jetoi në Argjentinë për një dekadë dhe më pas u zhvendos në Paraguaji. Këtu, sipas tij, ai ndërroi jetë më 3 shkurt të 1971.
Foto të shkrepura në hotelin Eden në Argjentinë e që pretendohet se është vetë Hitleri së bashku me pronarët e objektit. Ende nuk është verifikuar nëse në foto është vetë ish-diktatori nazist apo një person tjetër që çuditërisht ka një ngjashmëri të madhe me të. Të shumtë janë ata që dyshojnë për këtë, ndërsa një person shprehet i sigurtë se bëhet fjalë për Fyhrerin.
Përshtati: Redjon Shtylla