Bota lutet dhe dërgon mjekë në Itali

Italia është bërë shteti që tashmë është më i prekur nga Covid-19 me shifra që arrijnë në afro 5 mijë viktima. Bota po lutet dhe po mobilizohet për të ndihmuar Italinë në përballjen me koronavirusin. Sot pasdite mbërrijnë në Itali 37 mjekë dhe 15 infermierë nga kuba. Ndërkohë që nga Rusia mbërriti avioni i parë me aparatura, kurse të enjten do të vijë nga kina ngarkesa e parë me 3 milionë maska.

Përgatitja e mjekëve kubanë është e njohur në të gjithë botën. Ata ndërhynë në Haiti gjatë krizës së krijuar nga tërmeti dhe më pas nga kolera. Kanë punuar në Sierra Leone ku ndihmuan për të zhdukur Ebolën. Tashmë janë gati ta bëjnë të njëjtën gjë në Krema në Itali.

Nga ana tjetër, avioni i parë i forcave të mbrojtjes ruse është nisur më ushtarakë të specializuar për të ndihmuar autoriteteve italiane në luftën ndaj koronavirusit. Janë 120 specialistë midis tyre epidemiologë dhe virologë si dhe disa kamionë që shërbejnë për dezinfektimin. Rusët po sjellin në Itali edhe spitale të lëvizshme, 100 ventilatorë për mushkëritë si dhe 500 mijë maska. Sot nisen 5 avionët e parë, të hënën do të mbërrijnë edhe 4 të tjerë.

Mësohet se kompania italiane Alitalia në bashkëpunim me Mbrojtjen Civile italiane kanë siguruar transportin për të sjellin nga Kina disa avionë me ndihma. Avioni i parë nga kina do të mbërrijë në Itali të enjten me 3 milionë maska.

SHKARKO APP