Bota në epërsi: Putin rrit frikshëm ushtrinë, tensionet ”fluturojnë”

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar një rritje të forcave të armatosura mes tensioneve në rritje me Perëndimin dhe kërcënimit për një Luftë të Tretë Botërore.

Udhëheqësi rus njoftoi përmes medieve shtetërore se ushtria e tij do të mbështetet me një shtesë prej 100,000 ushtarë. Përforcimet sjellin madhësinë e forcave të armatosura të Rusisë në 1.9 milion, duke përfshirë më shumë se një milion trupa aktivë.

Njoftimi vjen pasi Rusia vazhdon të ushtrojë ndikimin e saj mbi Europën Lindore, ku perspektiva e një konflikti në Gadishullin Korean varet nga Azia Lindore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mijëra trupa të NATO-s aktualisht janë të vendosur në Estoni, Letoni dhe Lituani për të kundërshtuar mundësinë e një pushtimi rus. Forcat e Kremlinit vazhdojnë të veprojnë në Ukrainë, ku lufta e përgjakshme civile në ish-shtetin sovjetik i afrohet vitit të katërt.

Swiss Digital Mobile Reklama

Putin ka kryesuar një program modernizimi shumë miliard dollarësh të ushtrisë ruse gjatë viteve të fundit. Vendi renditet i treti në botë për aspektin e shpenzimeve ushtarake.

Putin ka disa nga pajisjet ushtarake më të përparuara, duke përfshirë tanke më shumë se çdo vend tjetër dhe është forca e dytë ajrore më e madhe në botë.

Si pjesë e programit të saj të modernizimit, Kremlini ka investuar në avionë luftarakë, nëndetëse bërthamore dhe automjete të blinduara të teknologjisë së lartë të projektuar posaçërisht për të përballuar armatimin anti-tank të NATO-s.

Rusia ka kryer gjithashtu teste të kohëve të fundit të raketave balistike ndërkontinentale. Shefat ushtarakë pohojnë se të dhënat po përdoreshin për të zhvilluar armë të reja që mund të depërtojnë në mbrojtjen kundër raketave amerikane.

Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla/Koha Jonë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?