FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bota në zi, vetëvaret këngëtari i Linkin Park

Bota është në zi, Chester Bennington, këngëtari i bandës së njohur të muzikës rock alternativ, Linkin Park i ka dhënë fund jetës. Mediat amerikane njoftojnë se 41-vjeçari Chester Bennington ka vrarë veten në banesën e tij private në Palos Verdes në Los Anxheles.

Këngëtari është gjetur i varur nga shërbimet e emergjencës, ndërkohë që menjëherë kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkakut të vetëvrasjes.

Linkin Park u formua si bandë në vitin 1996 nga Mike Shinoda, Rob Bourdon dhe Brad Delson, që të gjimnazistë në atë kohë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Chester Bennington iu bashkua bandës në mars të vitit 1999 dhe një vit më vonë banda kap majat e suksesit me albumin alternativ rock, Hybrid Theory, ku shiti mbi 4.5 milionë kopje vetëm në pak muaj. Në 2003 nxjerrin albumin Meteora dhe menjëherë renditen në majat e klasifikimeve në SHBA, Britani dhe Australi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?