Bota nën ethet e koronavirusit. Të dhënat e fundit për situatën sipas vendeve
Shifrat e të prekurve me koronavirus në Evropë po shënojnë rritje të frikshme, e po ashtu është tragjik edhe bilanci i të viktimave nga sëmundja.
Raste të reja po shënohen me orë, e në Evropë Italia po mban një rekord të tmerrshëm viktimash dhe personash te infektuar.
Por, të dhënat më të fundit, që raporton BBC, referuar Universitetit Johns Hopkins Kina mbetet vendi me numrin më të madh të infeksioneve të përgjithshme.
Këtu është një përmbledhje e shifrave globale:
Kina: 81,051 raste, 3,230 të vdekur, 68,770 të rikuperuar
Itali: 27.980 raste, 2,158 të vdekur, 2,749 të rikuperuar
Irani: 14,991 raste, 853 të vdekur, 4,996 shëruar
Spanjë: 9,942 raste, 342 të vdekur, 530 të rikuperuar
Koreja e Jugut: 8.320 raste, 75 të vdekur, 1,137 të rikuperuar
Gjermani: 7.227 raste, 17 të vdekur, 67 të shëruar
Francë: 6.650 raste, 148 të vdekur, 12 të rikuperuar
SH.B.A.: 4,661 raste, 85 të vdekur, 17 të rikuperuar
Zvicër: 2.330 raste, 19 të vdekur, 4 të rikuperuar
MB: 1.553 raste, 56 të vdekur, 53 të rikuperuar