Bota nën “ethet” e pandemisë! Sa të shëruar, viktima dhe sa të prekur ka aktualisht
Numri i të shëruarve në mbarë botën nga shpërthimi i koronavirusit të ri (COVID-19) sot në mëngjes tejkaloi 1.4 milionë, sipas Universitetit Johns Hopkins me qendër në SHBA.
Gjithsej 1,408,705 të shëruar janë regjistruar në të gjithë globin, ndërsa 282.694 kanë humbur betejën e tyre kundër pandemisë.
Më shumë se 4.1 milionë njerëz janë prekur me sëmundjen, treguan të dhënat. Numri më i madh i të shëruarve nga koronavirusi është regjistruar në SHBA, me 216 169. Por, SHBA po ashtu mbetet vendi më i goditur me më shumë se 1.32 milionë raste të konfirmuara dhe mbi 79.500 vdekje.
Gjermania pason SHBA-të me 144.400 të shëruar dhe Spanja me 136 166. Ndërkohë, të shëruarit në Itali kanë arritur në 105,186.
Turqia hyri në mesin e pesë vendeve të para në botë për sa i përket rikuperimeve nga COVID-19 me gjithsej 92.691 persona që mposhtën sëmundjen.
Që nga e diela, Turqia ka regjistruar gjithsej 3,786 vdekje nga pandemia. Aktualisht ka 138,657 raste të konfirmuara me koronavirus në vend, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve aktive ka rënë në 42.180, bëri të ditur ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.