Bota përjetoi nëntorin e saj më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë
Referuar një raporti alarmues nga Shërbimi i Ndryshimit të Klimës Copernicus të BE-së, del se bota sapo përjetoi nëntorin më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë. Në rajonet e gjera në të gjithë Europën Veriore, Siberinë dhe Oqeanin Arktik, temperaturat ishin shumë të larta, derisa arriti që akulli i detit të ishte në nivelin e dytë më të ulët të parë ndonjëherë në nëntor.
Temperatura mbi mesataren kishin edhe Shtetet e Bashkuara, Amerika e Jugut, Afrika e Jugut, Pllaja Tibetiane, Antarktida lindore dhe pjesa më e madhe e Australisë. Muaji nëntor në mbarë globin ishte pothuajse 0.8 gradë Celsius (33.4 Fahrenheit) mbi mesataren për 1981-2010, dhe 0.1C (32.2F) më i lartë se vitin e kaluar, dhe kjo nxehtësi e pazakontë vjen nga efekti ftohës i La Niña.
“Këto të dhëna janë në përputhje me trendin e ngrohjes afatgjatë të klimës globale”,-tha Carlo Buontempo, drejtor i Shërbimit të Ndryshimit të Klimës Copernicus në ECMWF. ”Një muaj jashtëzakonisht i ngrohtë” globalisht dhe temperaturat në Arktik dhe Siberinë Veriore mbetën vazhdimisht të larta ndërsa akulli i detit ishte afër shtrirjes më të ulët. “Kjo prirje është shqetësuese dhe thekson rëndësinë e monitorimit gjithëpërfshirës të Arktikut, pasi ajo po ngroh më shpejt se pjesa tjetër e botës”, shtoi ai.