Bota tronditet nga sulmet kibernetike

Kompani të shumta në mbarë globin kanë raportuar për sulme masive kibernetike nga një grup piratësh kompjuterikë të cilët kanë paralizuar sistemet e tyre të IT-së duke kërkuar pagesa në monedhën dixhitale që njihet si bitcoin.

Virusi i shpërndarë së fundmi ka krijuar një situatë kaotike, ndërsa nuk dihet ende origjina e tij.

Një nga shtetet më të prekura ka qënë padyshim Ukraina ku përvec kompanive private, janë regjistruar edhe raste të sulmeve ndaj entiteteve shtetërore. Kështu, sulme ka patur ndaj Aerportit ndërkombëtar të Kievit si dhe ndaj Centralit Bërthamor të Chernobilit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, sulme ka patur edhe në Shtetet e Bashkuara, Poloni, Gjermani dhe një sërë vendesh të tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo ka vënë në lëvizje departamentin që heton krimet kibernetike në Interpol. Ekspertët e këtij institucioni kanë nisur të gjurmojnë burimin e virusit si dhe mënyrat për t’a neutralizuar atë.

Gjithashtu, po punohet për të zbuluar individët që qëndrojnë pas sulmit. Reagim ka patur edhe nga Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare. Këta të fundit i kanë kërkuar kompanive që të mos paguajnë shumat e kërkuara nga piratët duke i bërë thirrje që të denoncojnë rastet.

Një sulm i ngjashëm në mbarë botën ndodhi edhe disa javë më parë, ku sërish hakerat kërkonin pagesa në monedhën bitcoin, për shkak të pamundësisë për të gjurmuar transaksionet e tilla.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?