Botës time i erdhi fundi, krimet çnjerëzore në…

Amnesty International ka akuzuar forcat e sigurimit të Mianmarit( një komb i Azisë Juglindore me më shumë se 100 grupe etnike) për kryerjen e krimeve kundër njerëzimit, pasi mijëra gra, burra dhe fëmijë të komunitetit Rohyinga kanë ikur nga vendi me histori të tmerrshme për të rrëfyer. Në raport përmenden dëshmitë e 120 burrave dhe grave Rohingya të cilët kanë ikur në Bangladesh javët e fundit, pjesë e një eksodi të njerëzve që largohen nga masakra e përgjakshme e ushtrisë. 30 mjekë, punonjës, gazetarë dhe zyrtarë të Bangladeshit u intervistuan gjithashtu për studimin me titull “Botës time i erdhi fundi”, Amnesty iu referua imazheve satelitore, si dhe pamjeve dhe videove të tmerrshme në terren.

Amnesty tregon disa nga mizoritë më të mëdha të kryera në Min Gyi, ose Tula Toli, një fshat i identifikuar si vendi i masakrës brutale pasi forcat ushtarake morën pushtetin që me 30 gusht. Të gjitha dëshmitë tregojnë se mijëra gra, burra dhe fëmijë të Rohingya-s kanë qenë viktima të një sulmi sistematik, që përbëjnë krime kundër njerëzimit”.

Këto mizori vazhdojnë të ushqejnë krizën më të keqe të refugjatëve në rajon prej dekadash. Tirana Hassan, drejtoreshë në sektorin e krizave, Amnesty International thotë: ‘Ekspozimi i këtyre krimeve të hidhura është hapi i parë në rrugën e gjatë drejt drejtësisë. Ata që janë përgjegjës duhet të dënohen, “shtoi ajo, duke përmendur në mënyrë specifike gjeneralin Min Aung Hlaing, që të ndërmarrë veprime të menjëhershme për të ndaluar trupat e tij nga kryerja e mizorive.

Swiss Digital Desktop Reklama

I shtypur prej dekadash, Rohingya, me pakicë myslimane u detyrua të arratisej pasi ushtarët nisën një kundërsulm masiv në të gjithë shtetin Rakhine, janë regjistruar rreth 30 sulme të koordinuara nga militantët në poste ushtrie më 25 gusht.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një grua, të cilën Amnesty nuk e ka emëruar, tha se ushtarët u morën paratë dhe pasurinë e tyre dhe më pas i rrahën gratë me një shkop prej druri. “Fëmijët e mi ishin me mua. Ata i goditën. Shafi, djali im dyvjeçar, u godit rëndë me një shkop druri dhe ndërroi jetë. Tre nga fëmijët e mi u vranë. Të gjitha gratë i zhveshën lakuriq … Ata kishin shkopinj shumë të fortë prej druri. Na goditën në kokë, për të na bërë të pafuqishme. Pastaj filluan të na godisnin në çdo pjesë të trupit”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?