Brarak Obama: Jam i sigurt se do kisha fituar mandatin e tretë si president

Presidenti pohoi ne një intervistë se shumica e Amerikanëve ende kanë politika progresive.

Barak Obama ka thënë se ai beson se do të kishte fituar mandatin e tretë nëse do të ishte i pranueshëm kandidimi i tij në zgjedhjet presidenciale të  2016. Gjithashtu hedh një sy dyshues mbi Partinë Laburiste të Mbretërisë së Bashkuar, nën drejtimin e Jeremy Corbyn.

Në një intervistë të gjatë me ish-ndihmësin David Axelrod, presidenti në largim shprehu besimin e tij se ai mund t’i kishte fituar nëse do rizgjidhej në elektoratin e 2016-ës. Këtë e mbështet në këndvështrimin e tij se shumica e Amerikanëve vazhdojnë të jenë dakort me idealet dhe vizionet e tij progresive.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jam i bindur për këtë vizion sepse jam i sigurt se nëse do të kisha kandiduar sërish dhe ta kisha bërë të qartë, mendoj se do të kisha mobilizuar shumicën e amerikanëve për t’më mbështetur, ” tha Obama në intervistën e tij në CNN me Axelrod.

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidenti në largim përmblodhi me pak fjalë shpirtin e progresivitetit Amerikan si “diçka që manifestohet në gjithë komunitetet e vendit”.

“Ne e shohim këtë tek brezi i ri i cili është më i zgjuar, më tolerant, më inovativ, më kreativ, më i përgjegjshëm, dhe as nuk do ta mendonte dy herë, ti e di, për të diskriminuar dikë për orientimin e tyre seksual. ”

Së fundmi, Obama nuk mendon se zgjedhjet përfaqësojnë një ndryshim madhor në politikat Amerikane apo administratën e tij, duke këmbëngulur në faktin se “kultura ndryshon, dhe se shumica vazhdon me mendimin se Amerika është tolerante, e shumëllojshme,  e hapur dhe plot energji e dinamizëm. ”

The Guardian. Përktheu: Flogerta Driza/Koha Jonë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?