Brazili dhe Meksika regjistrojnë ditët me vdekjeprurëse nga COVID-19

Brazili dhe Meksika kanë regjistruar ditët me më shumë viktima nga Covid-19, ndërsa pandemia kërcënon të përkeqësohet në të gjithë Amerikën.

Ministria e shëndetësisë në Brazil të martën raportoi 881 vdekje brenda 24 orësh, duke çuar totalin në 12.400 dhe duke e bërë atë vendin e gjashtë në botë me më shumë viktima nga koronavirusi, sipas shifrave nga Universiteti John Hopkins. 177.589 rastet e konfirmuara të Brazilit e bëjnë atë shtetin e shtatë më të prekur në botë.

Meksika të martën konfirmoi 1.997 raste të reja të koronavirusit së bashku me 353 vdekje duke e bërë atë ditën më vdekjeprurëse që nga fillimi i pandemisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një numër relativisht i ulët i 108 vdekjeve ishte regjistruar të hënën, duke ngjallur shpresë se Meksika po përmbante përhapjen e virusit sepse numrat ditorë kishin rënë që nga java e kaluar. Por shifrat e së martës rikthyen shqetësimet shqetësimet dhe morën numrin e rasteve të konfirmuara në 38,324 me 3,926 vdekje në total.

Swiss Digital Mobile Reklama

Situata në Meksikë po shkakton shqetësim në Uashington, ku druhen se qytetarët e dyfishtë që jetojnë në jug të kufirit mund të ikin në veri për në Shtetet e Bashkuara nëse shpërthimi në Meksikë bëhet më keq, raportoi Reuters të mërkurën, duke cituar tre zyrtarë. Spitalet në Kaliforninë e Jugut kanë bërë presion në administratën Trump për të bërë më shumë për të kufizuar përhapjen e rasteve përtej kufirit në SHBA por nuk ka ende plane për të ndaluar kthimin e qytetarëve të dyfishtë. Rreth 1.5 milion qytetarë amerikanë jetojnë në Meksikë, sipas vlerësimit të qeverisë amerikane, shumë prej tyre pensionistë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?