Brazili, një minierë ari për paleontologët

Miliona vite para arritjes së të tmerrshmit diranozaurit Rex, një tjetër dinozaur i frikshëm, Gnathovorax, popullonte atë që sot është Brazili jugor, duke gjurmuar pretë e tyre. Rreth tre metra të gjatë, ata ishin dinozaurët më të mëdhenj të kohës dhe më të egrit po ashtu, duke u renditur në krye të zinxhirit ushqimor, siç ishte dikur T Rexi. Në thelb, Gnathovorax Cabreierai ishte mbreti i Triassic Park, dhe krijesa dominuese e periudhës pre-xhurasike që filloi 250 milionë vite më parë.

“Në ekosistemin e Triassikut, ai mbante një vend të ngjashëm me atë që luanët mbajnë sot”, thotë Rodrigo Temp Muller, një paleontolog në universitetin federal të Santa Marias. Terreni i preferuar i Gnathovoraksit ishin stepat braziliane të mbushura me pemë dhe bimë, që tani përbëjnë një minierë ari për paleontologët. Rreth 100 sajte gërmimi të mbushura me fosile gjenden në shtetin e Rio Grande do Sul, në kufirin e Brazilit me Argjentinën dhe Uruguajin, dhe ato mbajnë gjurmë që ndihmojnë ekspertët të kuptojnë një erë shumë të hershme.

Skeleti i parë i Gnathovoraksit u gjet në 2014 në një qytezë të vogël të zonës. Ai datonte nga më shumë se 230 milionë vite më parë dhe është një nga fosilet e dinozaurëve më të vjetra dhe më të ruajtura që është gjetur ndonjëherë. Skeleti ishte thuajse i plotë dhe i dha shkencëtarëve shumë informacione për anatominë e tij por edhe për kohën kur ka hetuar. Të gjitha këto thesare, janë një provë e historisë së pasur paleontologjike të Brazilit që gjithnjë e më shumë tërheqin ekspertët nga e gjithë bota.

 

SHKARKO APP