Brazili regjistron mbi 7000 të vdekur nga koronavirusi, mbi 101 mijë të infektuar

Brazili është një tjetër shtet, që ka një numër të konsiderueshëm të vdekurish nga koronavirusi.

Në Brazil janë shënuar 26 të vdekur nga Covid-19 vetëm në 24 orët e fundit.

Numri total i viktimave nga pandemia e koronavirusit në Brazil deri tani ka shkuar në 7051 njerëz.

Numri i të infektuarve në orët e fundit nga koronavirusi në Brazil ka shkuar në 679 individë.

Kurse, numri total i të infektuarve me Covid-19 në shtetin brazilian është deri tashmë 101 826 njerëz.

SHKARKO APP