Brazili shënon mbi 300,000 viktima nga koronavirusi, më i godituri pas SHBA-së
Mbi 300,000 pacientë me Covid në Brazil kanë humbur jetën, duke u bërë vendi i dytë me numrin më të larta të viktimave në botë pas SHBA.
Ndërsa vendi po përpiqet të parandalojë përhapjen e Covid-19, spitalet janë në prag kolapsi.
Autoritetet bëjnë me dije se në shumë spitale po mbarojnë shtretërit e ICU dhe barnat e nevojshme për të trajtuar pacientë që ndodhen në gjendje të rëndë.
Nga ana tjetër presidenti Jair Bolsonaro tha se dëmi që i është bërë ekonomisë mund të sjellë kufizime dhe vështirësi në parandalimin e pandemisë.
Përkeqësimi i situatës epidemiologjike në Brazil sipas mjekësve vjen edhe për shkak të përhapje së varianteve të reja të cilat kanë një transmetueshmëri të shpejtë..
/abcnews.al/