Brazili tejkalon Italinë për numrin e vdekjeve nga Covid-19
Numri i vdekjeve në Brazil nga koronavirusi ka arritur në 34,000 duke u bërë vendi i treti në botë për numrin më të lartë të vdekjeve, duke tejkaluar Italinë, sipas shifrave zyrtare të lëshuara të enjten.
Vendi i Amerikës së Jugut raportoi një rekord të ri prej 1.473 vdekje brenda 24 orësh, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga koronavirusi në 34.021, duke e renditur vendin vetëm pas Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë. Brazili ka konfirmuar tani 614.941 infeksione, tha ministria e shëndetësisë vendi i dytë në botë, pas SH.B.A-së. Ekspertët thonë se nën-testimi në Brazil do të thotë se numrat e vërtetë janë ndoshta shumë më të larta.
Brazili, një vend me 210 milion banorë, ka qenë më i godituri në rajonin e Amerikës Latine. Presidenti Jair Bolsonaro ka kritikuar ashpër masat e koronavirusit dhe qëndrimin në shtëpi, edhe pse numri i infeksioneve dhe vdekjeve vazhdon të rritet. Udhëheqësi i ekstremit të djathtë ka nxitur bizneset të bëjnë “luftë” ndaj guvernatorëve të shteteve që urdhërojnë mbylljen e bizneseve, duke argumentuar se ata po dëmtojnë ekonominë më të madhe të Amerikës Latine. /abcnews.al