Brenda burgut të torturës në Rusi, familja mori trupin me mungesë organesh (Pamje të rënda)

Disa pamje të publikuara nga një grup që luftojnë për të drejtat në Rusi, tregojnë sesi të burgosurit sulmohen mizorisht në atë një njihet si “burgu i torturës”. Dy të burgosur shihen që pasi zhvishen në të brendshme, rrihen pa mëshirë nga oficerët me veshje ushtarake, një prej të cilëve ka pseudonimin “SS” prej brutalitetit.

Një prej viktimave raportohet se vdiq pas një muaj torturash, sipas organizatës vendase Fondacioni i Verdiktit Publik. Trupi i tij raportohet se iu kthye familjes pa organe të brendshme. Në pamje tregohen të burgosurit në të brendshme që nxirren për t’u denigruar para rojeve të burgut.

Një prej të burgosurve që ka humbur jetën aty, është gjeorgjiani Vazha Bochorishvili, i cili sipas raportimeve ishte thirrur me prekstin e një kontrollit trupor. Në raport thuhet se kë kundërshtim me rregullat, prezente ishte një doktoreshë grua, e cila kishte një dorë një mjet kontrolli anal.

SHKARKO APP