Brenda shtëpisë në Greqi ku shqiptari vrau ukrainasen, flet vajza: Mami ishte e frikësuar

Vajza e 43-vjeçares ukrainase që u ekzekutua së bashkë me partnerin grek në Loutraki ka thyer heshtjen duke folur për mediat në Athinë. 20-vjeçarja ishte i vetmi person që e dinte mënyrën se si ish-partneri shqiptar e trajtoi nënën e saj, që më pas e ekzekutoi.

Ajo ishte kërcënuar. Ajo kishte frikë prej tij. Kishte frikë. Mami nuk foli kurrë, ajo ishte e mbyllur. Unë e di shumë mirë që ajo kishte frikë dhe kishte takuar një burrë të ri, është njerëzore kështu që të gjithë mund të vazhdojmë jetën tonë. Sigurisht që kjo nuk i pëlqente atij. Ajo është nëna ime, mënyra se si ka ndodhur ngjarja është çnjerëzore” tha vajza e 43-vjeçares Fotini.

45-vjeçari shqiptar xheloz për marrëdhënien e re të ukrainases me grekun, pasi i gjeti bashkë në shtëpinë e 43-vjeçares i goditi disa herë me hanxhar duke u marrë jetën.

Mediat greke kanë publikuar edhe pamjet brenda shtëpisë, ku ndodhi ngjarja horror, që tronditi Greqinë, ndërsa dyshimet e autoriteteve greke janë se shqiptari, gjurmët e gishtave të së cilit u gjetën brenda banesës, është arratisur drejt vendlindjes për t’u fshehur. /Abcnews.al

SHKARKO APP