Brexit, BE ultimatitum Britanisë: Paguaj faturën e daljes, përndryshe …
Bashkimi Europian i ka dhënë dy javë kohë Londrës zyrtare për të paguar faturën e daljes, një pagesë që Britania duhet të kryejë përpara se të largohet nga BE, shkruan BBC.
Duket se palët nuk kanë rënë dakord mbi këtë pjesë në një kohë kur shuma e kërkuar nga BE-ja është 60 miliardë euro dhe propozimi i qeverisë britanike është jo më shumë se 20 miliardë euro. Presidenti i Keshillit Europian Donald Tusk paralajmëroi se nëse nuk do të ketë një dakordësi brenda fillimit të muajit dhjetor, atëherë, BE do të ndjekë një rrugë tjetër për ‘divorcin’.
“Ja kam bërë të qartë Kryeminsitres Theresa May se progresi mbi këtë pikë duhet të ndodhë pa kaluar fillimi i muajit dhjetor. Nëse nuk do të ketë progres të dukshëm deri në këtë kohë, atëherë unë do të jetë i detyruar të propozoj një rrugë tjetër mbi këtë proces, gjë që do të ndodhë në mbledhjen e Këshillit Europian.”
Bashkimi Europian ka argumentuar se Britania duhet të paguajë shumën e konsiderueshme për shkak të planifikimeve buxhetore, pensioneve si dhe projekteve të tjera. Buxheti i bllokut hartohet mbi terma 7-vjeçar, gjë që arsyeton edhe barrën e madhe financiare që duhet të paguajë qeveria britanike.
KOHA JONË SONDAZH

