Brexit, kryeministrja May kërkon fillimin e negociatave për tregtinë
Kryeministrja britanike Theresa May ka përsëritur dëshirën e saj për një lëvizje të përbashkët me Bashkimin Europian në hapjen e negociatave për një marrëveshje tregtare post-Brexit. Nga samiti i Brukselit me ish-shtetet sovjetike, ajo deklaroi se do të diskutonte me kryetarin e këtij samiti Donald Tusk për partneritetin e veçantë që kryeministrja kërkon të mbajë me Bashkimin Europian pas daljes nga blloku.
BE kërkon nga May oferta më të mira financiare për largimin, siguri për qytetarët europianë që jetojnë në Britani dhe qartësi për kufirin me Irlandën e Veriut, përpara se të nisin negociatat për tregtinë. Ndërkohë, May kërkon garanci për bisedimet për tregtinë përpara se të parashtrojë një ofertë të re për Bashkimin Europian.
Ndërkaq, presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker deklaroi se do të takohej me kryeministren britanike më 4 dhjetor, për të parë nëse është arritur mjaftueshëm progres në bisedimet për Brexit.
KOHA JONË SONDAZH

