Britani, dronët e dyshimtë pezullojnë 760 fluturime

Mijëra pasagjerë u përballën me vonesa në një prej aeroporteve më të mëdha të Britanisë për shkak të dy dronëve.

Aeroporti Gatwick nuk bëri asnjë fluturim që prej orës 21:00 të mërkurën deri në 3 të mëngjesit dhe u mbyll sërish pas 45 minutash.

Policia e Sussex-it tha se nuk kishte lidhje me terrorin, por një “veprim i qëllimshëm” për të shkaktuar ndërprerje, duke përdorur dronë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rreth 110 mijë pasagjerë në 760 fluturime duhej të niseshin për udhëtim të enjten. Ndërprerja mund të zgjasë disa ditë, shkruan BBC.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aeroporti njoftoi se pista e fluturimeve nuk do të hapet derisa të jenë tërësisht të sigurtë.

Sekretari i Mbrojtjes, Gavin Ëilliamson konfirmoi se ushtria do të shkojë për të mbështetur Policinë Sussex.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?