Britani e Madhe, ekspertët: Përkeqësim i mëtejshëm i situatës së COVID-19

Pas shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë në Londër, për shkak të nivelit të lartë të zënies së shtretërve spitalorë në kryeqytetin britanik, ekspertët britanikë presin që situata e COVID-19 të përkeqësohet më tej.

Shifrat COVID-19 pritet të rriten sërish përpara se të bien”, tha për BBC-në Simon Walsh nga Shoqata Mjekësore Britanike (BMA).

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara të infektimeve me koronavirusin e ri arriti mbi tre milionë të shtunën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Situata është veçanërisht e keqe në Londër, ku, sipas raporteve, spitalet janë në kufi të kapaciteteve të tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Numri i infektimeve të reja javore për 100 000 banorë në Londër tani është më shumë se 1 000.

Numri i pacientëve COVID-19 të trajtuar në spitale në Londër u rrit vetëm javën e parë të janarit me pothuajse një të tretën dhe numri i pacientëve në frymëmarrje të induktuar me më shumë se 40 %, sipas deklaratës së kryetarit të bashkisë.

Qindra zjarrfikës janë në ndihmë të shërbimit shëndetësor për të drejtuar ambulancat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?